Nën sloganin “The past. The present. The Change”, festivali ‘Green Fest’ sivjet trajton pabarazinë në nivele të ndryshme.
Në këtë vit jubilar, përpos ndryshimit në koncept, festivali ka ndryshuar paraqitjen vizuale dhe formën e organizimit dhe transmetimit të programit. Për herë të parë, si rezultat i gjendjes pandemike, gjithçka do të zhvillohet online dhe në formë digjitale.
Aktivitetet kryesore të festivalit, do të zënë vend në javën e dytë të muajit shtator, nga data 7 deri më 13 shtator. Organizatorët e ‘Green Fest’, kanë paralajmëruar se edhe këtë vit nuk do të mungoj muzika, prandaj pritet të jetë një edicion atraktiv përkundër situatës së krijuar nga ‘COVID- 19’.