“No Borders Orchestra” është duke vazhduar me rrugëtimin e turneut vjetor në Ballkan. Pas koncertit në Budvë të Malit të Zi, që do e mbajnë më 17 gusht, kjo organizatë është duke zbarkuar në Prizren.
Është Kino Lumbardhi që do të mirëpresë koncertin e “No Borders Orchestra” më 18 gusht dhe hyrja në këtë koncert është falas.
“No Borders Orchestra” fillimisht do të shkojë ne Budvë më 17 gusht, pastaj zbarkon në Kino Lumbari më 18 gusht, për të vazhduar rrugëtimin më 20 gusht në Sarajevë dhe më 22 gusht do të jenë në Beograd.
Koncerti në Prizren është mbështetur nga Ambasada e SHBA në Kosovë, Ministria e Kulturës e Kosovës dhe Raiffeisen Bank. Ndërsa turneu i përgjithshëm i Sezonit të Ballkanit 2018 mbështetet nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal dhe Instituti Goethe.