– Me 15 korrik, të vitit 2002, këngëtari Sir Paul McCartney, u emërtua këngëtari me të ardhurat më të larta në industrinë e muzikës. Nga turneu i tij në Amerikë, ai kishte fituar rreth 34 milion dollarë nga shitja e biletave.
– Në këtë datë të vitit 2018, kënga e famshme ‘November Rain’ nga Guns N’ Roses, u bë kënga e vetme e viteve të 90-ta që kishte arritur miliarda klikime në YouTube. Nga këngët e viteve të 90-ta me mbi 700 milion klikime, ishte edhe kënga ‘Zombie’, nga grupi The Cranberries.
– Në këtë datë të vitit 2012, në YouTube u lansua kënga ‘Gangnam Style’, nga këngëtari Korean PSY. Kënga arriti të bëhej një sensacion botëror duke u dëgjuar në gjithë botën.