Një nga detyrat kryesore të Radio KFOR-it është që të luftojë të gjitha format e diskriminimit, veçanërisht diskriminimin ndëretnik. Radio KFOR-i kryen misionin e tij plotësisht me ndërgjegje, përmes organizimit të ngjarjeve të shumta në frymën e bashkëpunimit ndëretnik, përmes programeve dhe informatave, por edhe përmes organizimit të ngjarjeve shumë etnike, siç ishte ajo në Brezovicë, në fund të muajit shkurt 2020. Lidhur me këto forma bashkëpunimi foli edhe vet gazetari i Radio KFOR-it, Vlada Velickovic: “Radio KFOR është një shembull i vërtetë i bashkëpunimit shumë etnik dhe tolerancës. Ne punojmë së bashku çdo ditë për të krijuar lajme, i ndihmojmë njëri-tjetrit kur kemi nevojë për njohuri të ndryshme për temat në të cilat punojmë. Shkëmbimi i mendimeve për tema që janë të rëndësishme për misionin e KFOR-it, por edhe për dëgjuesit tanë, e kjo është një dukuri e zakonshme. Ne jetojmë dhe punojmë së bashku, pimë kafe dhe herë pas here dalim së bashku. Ne nuk e shikojmë njëri-tjetrin se cilit komunitet i përkasim, por e shikojmë njëri tjetrin si një njeri, kolegë, me të cilin kalojmë një pjesë të mirë të ditës. Në atë mënyrë, me shembull personal, ne tregojmë një nga misionet më të rëndësishme të radios sonë – luftën kundër të gjitha llojeve të diskriminimit ndëretnik ”.
Sikurse gazetari i Radio KFOR-it Vlada, kështu mendon edhe gazetarja tjetër e Radio KFOR-it, Merita Gjoni: “Ne punojmë në radio KFOR së bashku me kolegët e komunitetit serb. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira dhe jemi një shembull i vërtetë se si duhet të kontribuojnë të gjithë në bashkëjetesë normale, pavarësisht kombësisë.”
Së bashku, pa paragjykime, ekipi i radios KFOR-it tregon se të gjithë jemi të barabartë!