Me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta e aktorit të njohur të filmit dhe teatrit Bekim Fehmiu, ‘Dokufest’ në bashkëpunim me ‘Komunën e Prizrenit” do të shfaqim filmin e Aleksandar Petrovic “Mbledhësit e Puplave”- fitues i çmimit “Grand Prix”. në festivalin ‘Cannes’. Shfaqja e filmit do të fillojë nga ora 19:00 në lokacionin ‘KEJ’ në Prizren. Me aktorin Bekim Fehmiu, si protagonistin kryesor, filmi “Mbledhësit e Puplave”, shpalos tensionet e komunitetit rom, ku një shitës lokal i puplave dashurohet me një vajzë shumë më të re në moshë. Ceremonia do të nisë me hedhjen e luleve në Lumbardhin e Prizrenit, si shenjë nderimi ndaj figurës së aktorit të shquar Fehmiu, i cili la gjurmë të përjetshme në kinematografinë vendore dhe botërore. Gjatë këtij eventi, aktori Xhevdet Doda, do të lexojë disa fragmente nga libri i Bekim Fehmiut, me titullin ‘E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme’.
Ngjarja organizohet nga ‘Dokufest’, në bashkëpunim me ‘Komunën e Prizrenit’, ofrohet pa pagesë dhe do zhvillohet komfor rregullave të distancimit social