– Në datën e sotme 11 Qershor, të vitit 2000, këngëtarja tashmë e ndjerë Aaliyah, arriti që të klasifikohet në pozitat e para ne top listat kryesore në SHBA, me këngën ‘Try Again’.
– Me 11 Qershor, të vitit 2011, albumi i rock bendit Pink Floyd, i publikuar në vitin 1973 me titullin ‘The Dark Side Of The Moon’, pas më shumë se tre dekadash, arriti që të futet përsëri në top listën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, duke u bërë një nga albumet më të dëgjuara të vitit 2011.