Këngëtarja kanadeze, Celine Dion, është padyshim një nga këngëtaret më të mira në botë. Ka lindur në vitin 1968, në një familje shumë të madhe: ajo është më e reja e 14 fëmijëve! Të merret me këngë ka filluar që në moshën 5 vjeçare. Në moshën 12 vjeçare, ajo shkroi një këngë për nënën e saj, të cilën vëllai i saj ia dërgon René Angelil, një ndër agjentët më të njohur në botën e muzikës. Nga këtu fillon historia e këngëtares e cila ngjason si në tregimin e përrallave. Pra, Celine ishte vetëm 12 vjeç kur takoi Rene, 38 vjeç. Duke e parë talentin e saj, Rene investoi kohë e mund për ta bërë këngëtaren Celine të suksesshme. Ai madje futi në hipotekë shtëpinë e tij për të paguar incizimin e parë të saj. Që në fillim ai besonte në talentin e saj dhe shumë shpejti Celine, mbërriti në majat e top-listave. Në moshën 19 vjeçare, Celine, filloi të lidhet më shumë me menaxherin e saj. Takimet e tyre të fshehta vazhduan deri në moshën 22 vjeçe, kur ajo u fejua me 48-vjeçarin Rene. Me gjithë ndryshimin e tyre në moshë, ata u martuan në vitin 1994. Tre vjet më vonë, ajo fitoi çmimin“OSCAR”, për këngën “My heart will go on”.
Çmimet e saj nuk patën të ndalur. Ajo u bë yll, sepse Rene besonte në këngëtaren Dion. Realiteti i saj me Rene ishte si një përrallë. Por, si çdo përrallë, ata u përballën me vështirësi të mëdha. Në vitin 1998, Rene u diagnostikua me kancer, në fyt. Por kjo nuk e ndaloi historinë e tyre të dashurisë, ku në jetë sollën tre fëmijë, Charles, Nelson dhe Eddy. Deri në vitin 2013 dukej se çdo gjë u rregullua, por në po këtë vit Renes, ju përsërit kanceri. Këtë herë, Dion, mori një pushim nga karriera e saj për të ndihmuar burrin e saj. Pas përpjekjeve të shumta, fatkeqësisht, Rene ndërroi jetë, në janar të vitit 2016, në moshën 73 vjeçare.
Dion edhe tani, pas humbjes së burrit, flet për mënyrën sesi burri i saj e shndërrojë atë në një grua të suksesshme. Historia e legjendës së muzikës na mëson se dashuria e vërtetë nuk njeh moshë!