Mësoni më shumë rreth botës së mahnitshme, me fakte interesante të cilat në shumë raste edhe na mahnitin. Në vijim ju njohim me disa fakte interesante, të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë:
– A e keni ditur se ekziston një lotari kamerash në Stokholm të Suedisë, ku shoferët që vozisin me kujdes dhe nën kufirin e shpejtësisë futen në lojë për të fituar para. Fondi i çmimit vjen nga gjobat e paguara.
– A e keni ditur se fëmijët u besojnë më shumë kafshëve shtëpiake sesa u besojnë vëllezërve dhe motrave të tyre. Në fakt bëhet fjalë për fëmijët që kalojnë një situatë të vështirë, prandaj ata kanë më shumë gjasa të besojnë dhe të kërkojnë mbështetje nga kafshët sesa nga vëllezërit dhe motrat e tyre.
– A e keni ditur se marrëdhëniet e çifteve në distanca të gjata, kanë tendencë të bëhen më sfiduese sapo të kalojnë muajin e katërt, por ato marrëdhënie bëhen më të lehta pas tetë muajsh.