Platforma “Dhuro”, është kurorëzimi i punës së ekipit “Avengers” që ishin fitues të vendit të parë në garën “Hack the Crisis Kosova”, ekip ky i përbërë nga Liri, Genaela, Festimi, Jetmiri, Kushtrimi dhe Arianiti, të cilët brenda një muaji kanë arritur ta përfundojnë dhe prezantojnë online produktin e tyre “Dhuro”.
Një nga anëtarët e ekipit të aplikacionit, Liri Efendiu, në lidhje me këtë platformë për Radio KFOR-in tha: “Platforma ka për qëllim, që bamirësit ose njerëzit që munden me dhuru, me i bë bashkë me ata që kanë nevojë për ndihmë. Të gjithë jemi dëshmitarë të gjendjes që është krijuar për shkak të pandemisë, kështu që ne e kemi pa të domosdoshme dhe të arsyeshme që me intervenu me këtë ide. Kush do që ka diçka me dhuru, p.sh. ushqim, rroba, mjete financiare ose pajisje të tjera, munden me i dhuru dhe njerëzit që janë në nevojë munden të përfitojnë. Platforma është për të gjithë, nuk ka kurrfarë dallimi as moshe, as gjinie, as etnie dhe është e dizajnuar në atë mënyrë që të jetë sa më lehtë të përdoret nga të gjitha moshat, madje edhe për ata në moshë më të shtyrë.”
Dhuro është platformë e cilia bënë bashkë kërkesën për ndihmë dhe ata që janë të gatshëm të dhurojnë. Fushata fillimisht i është përkushtuar që të ndihmojë familjet në nevojë, e më pas të zgjerohet në fusha tjera dhe të shërbejë si “Crowdfunding platform”.
Për më shumë informata në lidhje me këtë platformë, ju mund të vizitoni faqen Dhuro në Facebook.