Sot (18.05.20) në mbarë botën shënohet “Dita Ndërkombëtare e Muzeve”, e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës, se muzetë janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit dhe pasurisë kulturore, bashkëpunimit dhe paqes mes njerëzve. Kjo datë është vendosur që prej vitit 1977 nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), që funksionon pranë UNESCO-s.
‘Dita Ndërkombëtare e Muzeve 2020’ sivjet ka zgjedhur temën “Muzetë për Barazinë: Diversiteti dhe Përfshirja” dhe synon të bëhet një pikë takimi për të festuar diversitetin e perspektivave që përbëjnë komunitetet dhe personelin e muzeve.
Edhe Kosova i është bashkuar gjithë komunitetit botëror për të kremtuar këtë ditë, me ç’rast Muzeu Historik Kombëtar i Kosovës fton të gjithë të interesuarit që të ndjekin takimin e drejtpërdrejt në platformën Google Meet, duke klikuar në linkun e mëposhtëm: