Nëse këtë vit do të mbaroni shkollën e mesme dhe keni një vendim të madh për të marrë se në cilin kolegj të regjistroheni dhe nëse menaxhimi është ajo që ju intereson si dhe nëse ju doni të studioni në gjuhën angleze, është ky Fakulteti i Biznesit Ndërkombëtar IBC-M në Mitrovicë, e cila i plotëson kërkesat e juaja. Mirëpo, se cilat kushte studimi ju ofrojnë IBC-M, Radio KFOR-i kontaktoi zyrtaren e marketingut të këtij fakulteti, Natalija Sulkic Saveljic, e cila tha: “Ky program studimi i fakultetit tonë, është krijuar posaçërisht për të përfshirë aspektet ndërkombëtare që ju ofrojnë studentëve mundësi të jashtëzakonshme. Praktika profesionale me kohë të plotë është një pjesë e domosdoshme e çdo programi në IBC-M, i cili sigurisht do të ndihmojë në punësimin e studentëve. Studentët e IBC-M kanë mundësinë të marrin pjesë në shkëmbime ndërkombëtare dhe të përfundojnë praktikën e tyre profesionale jashtë vendit.”
Znj. Saveljic, gjithashtu foli edhe për programet e studimit që IBC-M ju ofron studentëve: “IBC-M ju ofron tre programe të gradave universitare: ‘Tregtinë Ndërkombëtare dhe Marketingun’, ‘Menaxhimin e Mjedisit dhe Bujqësinë’ si dhe ‘Menaxhimin e Sektorit Publik’. Në studimet master, studentët mund të regjistrohen në Menaxhimin Ndërkombëtar dhe Udhëheqjen, ndërsa nëse zgjidhni studime të specializuara, mund të zgjidhni midis Menaxhimit të Mjedisit dhe Menaxhimit të Biznesit.”
Më shumë informacione rreth Fakultetit IBC-M si dhe rreth kërkesave për regjistrim, ju mund t’i gjeni në faqen e tyre zyrtare në internet, ku gjithashtu mund të shkarkoni edhe aplikacionin për regjistrim.