Drejtoria për Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës, ka hapur thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për projekt propozime të Individëve, Klubeve, Shoqatave dhe OJQ-ve, për organizimin e aktiviteteve sportive dhe rinore në Komunën e Prishtinës.
Individët, Klubet, Shoqatat dhe OJQ-të, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projekt propozime për organizimin e aktiviteteve sportive dhe rinore, të cilat kontirbuojnë në lëmitë respektive. Vlera totale e planifikuar e thirrjeve për subvencione për këtë vit është 350,000 €. Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual, është 500 €, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 7000 €.
Afati për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune, nga data 15.04.2020 dhe përfundon me datën 07.05.2020 në ora 23:59.
Propozimet do të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, përmes në faqes së internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/.