Të gjithë e dijmë se ushtrimet ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë. Ushtrimet e rregullta çojnë në përmirësimin e të rrahurave të zemrës, uljes së rrezikut nga sëmundjet, qëndrueshmëri të përmirësuar dhe shumë më tepër. Mirëpo, nga aktivitetet fizike nuk përfiton vetëm trupi, ushtrimet ndikojnë edhe në gjendjen tonë mendore dhe psikologjike.
Në kushte shtëpie të gjithë mund të fillojnë disa aktivitete fizike, të cilat do të zgjasin jo më shumë se pesë min., për të cilat do të ju tregojmë në vazhdim:
– Së pari filloni me belin, duke e lakuar belin majtas-djathtas për 1 min.
– Pasi që kemi perfunduar me ushtrimin e parë, fillojmë me lëvizjen e duarve të cilat i vendosim në paralele dhe i lëvizim një herë lartë një herë poshtë për 1 min.
– Vazhdojmë me pompa për 1 min. pastaj bëjmë një pauz për njëzet sekonda dhe fillojmë ushtrimet përsëri.
– Ushtrimet e këmbës bëhen në atë mënyrë që duhet të krijohet një distancë në mes të këmbëve, e mbani shpinën drejtë, duart i mbani në bel dhe filloni të përuleni ngadalë, poshtë lartë.
Nëse i përcjellni këta hapa çdo ditë, atëherë do të vëreni ndryshime pozitive në shëndetin tuaj.