Në një kohë kur Toka po përballet me ndryshimin e klimës, intensiteti i zvogëluar i trafikut ajror dhe rrugor po ka një ndikim pozitiv. Por, tani që ne po e shohim se mbyllja e menjëhershme e trafikut ka një efekt pozitiv në mjedis, është koha e duhur për të menduar për zgjidhje afatgjata të qëndrueshme. Një mënyrë për të marrë ajër më të pastër dhe një mjedis më të shëndetshëm është përdorimi i diellit dhe i erës, në vend të karburanteve.
Aeroplanët konsiderohen të jenë ndotës kryesorë në trafik, kështu që ulja e trafikut ajror po ka rëndësi të madhe.
Ulja e fluturimeve të linjave ajrore në Kinë ka shkaktuar një ulje të ndotjes të regjistruar edhe nga hapësira e jashtme. Imazhet satelitore të NASA-s kanë treguar një rënie të vazhdueshme të dioksidit të karbonit në Kinë që nga fillimi i vitit 2020. Ndërsa shumë fabrika në Kinë kanë pushuar së funksionuari dhe dërgesat janë ndalur në fotografitë satelitore, mund të shihet një ndryshim pozitiv.
Dioksidi i karbonit është ngjyrosur në të verdhë dhe kafe, më të emetuar nga automjetet motorike, termocentralet dhe impiantet industriale dhe këto mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes si kollitja, astma dhe vështirësia në frymëmarrje. I njëjti efekt u vërejt në Evropë.
Duhet të pëmendim se kanalet në Venedik të Italisë, janë bërë të kthjellëta si rezultat i një rënie të rëndë të turizmit. Mirëpo, duhet të përmendim edhe faktin se mungesa e turistëve dhe ulja e ndjeshme e trafikut të lumenjve në Venedik, po lejojnë që peshqit të notojnë në kanale të pastra të këtij vendi turistik.
Ndoshta e gjithë kjo situatë e krijuar së fundmi, është një fat në fatkeqësi dhe një shembull i mirë se si për shkak të koronavirusit, bien emetimet e dioksidit të karbonit dhe ndoshta me ndalesa të kohëpaskohshme të trafikut rrugorë, ajror dhe ujor ne mund ta shpëtojmë planetin tonë.