Reshjet e borës dhe të shiut që kanë qenë prezente në vendin tonë, sot kanë prodhuar një lajm të mirë. Gjendja në liqenet akumuluese muajve të fundit ka qenë vazhdmimisht nën kuotën maksimal, por me reshjet e fundit, gjendja në liqene është përmirësuar, kështu ka bëri të ditur sot (09.03.20) për Radio KFOR-in, zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku e cila poashtu shtoi: “Pas reshjeve të shiut mbi vendin tonë brenda një jave, Batllava është ngritë për 90 centimetra( gati 1 m), ndërsa Badoci për 20 cm. Tendencat janë për rritje të mëtutjeshme pasi ka pasë rjeshje të mjaftueshme, toka ka qenë e thatë, toka më nuk ka nevojë për ujë, kështu që të gjitha përrockat, përrojet që janë rreth liqeneve, çdo reshje e mëtutjeshme do të bie direkt dhe do të ngrisë edhe më tutje nivelin e ujit në të dyja liqenet.”
Zëdhënësja, Znj. Mjeku gjithashtu përmes frekuncave të Radio KFOR-it edhe njëherë ka bërë thirrje tek të gjithë konsumatorët që të kursejnë ujin.