Një mundësi e mirë për të gjithë fëmijët që përmes artit të shfaqin kreativitetin e tyre. Punëtoria ‘Pikturojmë Bashkë’, do të fokusohet në ilustrime dhe vizatime duke përdorur lapsa dhe ngjyra të ndryshme, në mënyrë që të nxis kreativitetin e fëmijëve. Kjo ngjarje do të mbahet nga Drita Nokaj dhe Renea Hasani, dedikuar fëmijëve, argëtimit dhe zhvillimit të talentit të tyre. ‘Pikturojmë Bashkë’ do të mbahet në Termokiss, sot (1 Shkurt) nga ora 14:00.
Një aktivitet ky i veçantë, që pritet të vazhdojë për kohë të gjatë, kjo sipas fjalëve të mentores, Renea Hasani e cila për Radio KFOR-in u shpreh: “Ngjarja ‘Pikturojmë Bashkë’ është punëtori që do të përsëritet, e ku të gjithë fëmijët janë të mirëseardhur. Në fokus i kemi fëmijët dhe shprehjet e tyre artistike. Vizatimi është art që na bashkon, pra ejani e pikturojmë bashkë, të argëtohemi përmes artit!”