Organizata jo-qeveritare ‘BoneVet’ ka vazhduar aktivitetet që përfshijnë zhvillimin kreativ dhe artistik të fëmijëve në Kosovë. Nesër (29.01) organizata ka organizuar një punëtori që ka të bëjë me dizajnin grafik që do të mbahet në ‘Galerinë Kombëtare të Kosovës’ nga ora 14:00.
Mentorja në organizatën BoneVet, Eglantina Avdiu, tregoi për Radio KFOR-in rreth këtij aktiviteti që do të përfshijë të rinjtë: “Ky aktivitet është vazhdimësi e eventeve dhe aktiviteteve të ndryshme që janë duke u mbajtur në ‘Galerinë Kombëtare të Kosovës’ që nga 19 dhjetori i vitit të kaluar, ku çdo javë kemi pasur tema dhe aktivitete të ndryshme. Këtë javë kemi javën e dizajnit grafik ku të rinjtë mund të vijnë dhe të mësojnë më shumë për këtë fushë dhe interesimi deri tani është shumë i madh. ”
Fëmijët që janë të interesuar të jenë pjesë e kësaj punëtorie mund të regjistrohen në emailin prishtina@bonevet.org duke shkruar Emrin, Mbiemrin, moshën e pjesëmarrësit si dhe një numër kontaktues.