Me datën 11 Janar (E shtune) në Shtëpinë e Ankandeve të Kosovës do të organizohet ankandi i radhës. Në këtë ankand do të jenë të publikuara artikuj dhe vetura të ndryshme nga kompanitë: Telegraf, IP-KOS, Peace Coprs, Komania e Sigurimeve INSIG, FINCA, OJQ AFK, KRK, KEP e gjithashtu edhe artikuj nga furnizuesit individual.
Të gjithë të interesuarit, mund të bëhen pjesë e këtij ankandi me datën 11 janar duke filluar nga ora 11:00 në Shtëpinë e Ankandeve të Kosovës me lokacion në rrugën Prishtinë-Gracanicë.
Për informata shtesë organizatorët kanë lënë edhe numrin e tyre 045/600-050 si mundësi kontakti por komunikimi është i mundshëm edhe përmes postës elektronike info@ankandet.com.