Në kuadër të projekteve të CIMIC-ut, ushtarët e KFOR-it në fundjavën që e lamë pas, kanë dhuruar pajisje teknologjike si laptopa, apart fotografik dhe projektor për Qendrën Sociale Edukative “SOS Kopshti”, në Prishtinë.
Misioni human i kësaj Qendre Sociale Edukative, është që të mbështesë dhe edukojë fëmijë të moshave të ndryshme nga komunitete të ndryshme në Kosovë.
E emocionuar dhe tejet falendëruese për këtë donacion është shprehur drejtoresha e “SOS Kopshtit”, Zana Zeqiri, e cila ndër të tjera tha se ky doniacion apo paisje të tilla do t’i ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në këtë Qendër Edukative dhe shtoi:
“Është emocionuese, jam e impresionuar, jo vetëm unë, por i gjithë stafi këtu, sepse kemi pasur shumë nevoj për donacione të tilla. Kjo tregon se vërtet ende ekzistojnë njerëz dashamirë që mendojnë për misionin tonë dhe mendojnë se si me kontribu aty ku vërtet ka nevoj. E falendëroj shumë KFOR-in për këtë donacion, ka qenë i mirëpritur, pasi është sjell në momentin e duhur, sepse do të na shërbejë për të mirën e arritjes së rezultateve sa më edukative për këto grupmosha të reja. Paisjet e tilla do t’i ndihmojnë edukatorët në ngritjen e cilësisë. Ky është projekti i vetëm që është miratuar menjëherë dhe pas një jave veçse arriti donacioni”.
Zeqiri në fund pati edhe një porosi për qytetarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë:
“Porosia ime është mos i harronui njerëzit që kanë nevojë, mos e harroni vullnetarizimin. Kujtoni gjithmonë se një dorë e majtë ka gjtihmonë nevoj për një dorë të djathtë. Boni çmos për njerëz që me të vërtet kanë nevoj”, shtoi ajo.