Data 13 e këtij muaji do të përfshihet nga një ngjarje e veçantë me një simbolikë të tillë, ku do të ketë muzikë live, vend fantastik për të qëndruar dhe diskutim shumë frytdhënës nga të rinjtë pjesëmarrës.
Kjo ngjarje e organizuar nga Brefest, ka karakter edukativ dhe krijues dhe kësaj radhe do të diskutohet për ndryshimet klimatike, mbrojtjen e mjedisit dhe ndërtimin e paqes.
Për fat të keq, së fundmi jemi përballur me realitetin shkatërrues të Sharrit, aty ku janë ndërtuar dy mini-hidrocentrale, të cilët rrezikojnë peizazhin natyror dhe zonat e mbrojtura të Parkut Kombëtar
Prandaj, organizatorët ftojnë të gjithë që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, në mënyrë që të mund të manifestoni solidaritetin tuaj për këtë fenomen shqetësues.