Një dukuri që vihet re në rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera të Kosovës, është edhe prezenca e qenve të shumtë endacak, të cilët në mungesë të kujdesit të duhur, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për të zbutur sadopak këtë problem, prej vitit 2014 është funksionale organizata “Prishtina Dog Shelter“, misioni i të cilës është lehtësimi i gjendjes së tmerrshme të mijëra qenve dhe maceve që enden në rrugët e Kosovës, si dhe përmirësimi e trajtimi i duhur i tyre.
Deri më tani, mbi 700 qenë dhe mace janë marrë nga rrugët, janë shëruar nga sëmundje të ndryshme, janë sterilizuar e vaksinuar dhe janë përgatitur për birësim, pasi pothuajse të gjithë kanë plagë dhe lëndime të ndryshme.
Meqenëse kjo organizatë është jofitimprurëse, fati i këtyre kafshëve varet nga vullneti i mirë i donatorëve dhe angazhimi i vullnetarëve.
Me qëllim për ta ndihmuar organizatën që të ofroj trajtimin e duhur për këto kafshë, është hapur një donacion ku mund të kontribuojnë qytetarët me para, përmes PayPal, duke klikuar në “Prishtina Dog Shelter” dhe përmes Procredit Bank në llogarinë: XK0511103385920000154.