Është hapur sot (22.07.19), në Skënderaj “Panairi i Veshjeve Tradicionale”, ku përgjatë dy ditëve do të marrin pjesë gra nga Prishtina, Kaçaniku, Malisheva, Shtimja, Mitrovica, Gjilani, Drenasi dhe Skënderaj, duke i ekspozuar punimet e veshjeve tradicionale shqiptare.
Për nder të ardhjes së bashkatdhetarëve për pushime në vendlindje, qyteti i Skënderajt do të jetë nikoqir edhe i shumë aktiviteteve dhe ngjarjeve kulturore, argëtuese e sportive.
“Panairi i Veshjeve Tradicionale” ka për qëllim të familjarizoj rininë që jetojnë në diasporë, me traditën dhe kulturën e pasur të veshjeve tona tradicionale.