Për të promovuar qytetarinë aktive nesër (15.07.2019) do të bëhet ndarja e çmimeve për qytetari aktive nga ora 18:30 në ‘Kino Armata’ në Prishtinë. Qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës do të nderohen me çmime për kontributin dhe përfshirjen e tyre në fusha të ndryshme në komunitetet në të cilat jetojnë. Çmimet do të ndahen nga themeluesi i fushatës ‘Për të mirën’ Mentor Dida, që ka për qëllim të vetëdijësoj njerëzit për qytetari aktive.
Gjithsej 7 fitues do të mbajnë fjalime mbi ndryshimet që kanë bërë në mjedis që do të jetë edhe fokusi i këtij edicioni.
Ceremonia do të sjell edhe inspirim për të identifikuar dhe vlerësuar qytetaret dhe organizatat që po dhurojnë kohë dhe shpirt #PërTëMirën e Kosovës.