Qendra Kulturore dhe Filozofike ‘Akropoli i Ri’ në Prishtinë, të hënën me 8 korrik 2019, duke filluar nga ora 17:00 do të hapë dyert për të gjithë vullnetarët që duan të dhurojnë gjak në ambientet e kësaj qendre që ndodhet prapa Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Dhuruesit e gjakut duhet të jenë mbi moshen 18 vjeçare dhe qendra ‘Akropoli i Ri’, do të jetë e hapur deri në orën 19:30.
Nëpërmjet dhurimit të gjakut mund të shpëtosh jetë dhe t’i japësh dikujt tjetër një mundësi të dytë për të jetuar.
Po ashtu, dhurimi i gjakut sjellë edhe të mira shëndetësore për personat që dhurojnë gjak duke i mbrojtur ata nga sëmundjet e zemrës, rritjen e prodhimit të qelizave të reja dhe uljen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri i stomakut, mushkërive, zorrës së trashë, mëlçisë dhe fytit.