Nxënësit e klasëave të 10-të dhe të 11-të të shkollave „Xhevdet Doda“, Prishtinë, „Hajdar Dushi“ në Gjakovë, „Eqrem Cabej“ në Vushtrri, “Kuvendi i Lezhës” në Viti, “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, “Dardania” në Hani i Elezit, “Hivzi Sylejmani” në Fushe Kosovë dhe “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, do të kenë mund të aplikojnë vetëm deri nesër, për Kampin e Lidershipti-2019, i cili do të mbahet nga data 11 deri më 17 korrik (5 korrik), në Qendrën Rekreative të Gërmisë.
“Kampi i Lidershipit”, do të sjellë së bashku 40 të rinj nga e gjithë Kosova për një javë përplot argëtim, mësim, zhvillim të shkathtësive personale, punës në ekip, të komunikimit dhe të zgjidhjes së problemeve. Menaxherja e programeve zhvilluese dhe kurikulave në „Toka“, Dhurata Berisha, në një prononcim për Radio KFOR-in, tha se kampi në fjalë do të ofroj shumë argëtim, lojra dhe shumë mësime:
“Për secilin kamp ne e zhvillojmë një projekt që e përmirëson një hapësirë në një shkollë publike të Kosovës. Në këtë rast, në këtë kamp, ne do t’i zhvillojmë dy projekte për dy shkolla të komunës së Vushtrrisë. Mund të them se kampet janë një mundësi e mirë t’u argëtuar si dhe për të mësuar. Është interesante atraktive të vijnë këtu të takojnë bashkëmoshatarë të tjerë. Të gjithë nxënësit e klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta nga shkollat specifike i ftoj të aplikojnë.“
“Kampi i Lidershipit” organizohet nga organizata “Toka”, kurse financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” (ASSET), financohet nga USAID, ndërsa zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI 360 dhe Crimson Capital Corp.