‘Mustaqoshi Larosh’, titullohet shfaqja e radhës me kukulla për fëmijë, e cila do të shfaqet këtë të shtunë (22.06.19) në teatrin ‘Dodona’. Kjo shfaqjen sjell tregimin e një vajze të vogël dhe lidhjen e saj me maçokun dhe dashurinë e madhe për kafshët dhe do të shfaqet në dy termine, prej orës 12:00 dhe 13:00. Aty luajnë në kukulla aktorët Ismail Rama, Roza Berisha Fejzullahu dhe Avdi Azemi, ndërsa skenografia është punuar nga Mentor Llapashtica dhe Valdet Rama, për muzikën është kujdesur Merita Bajri.
Kjo shfaqje është e përshtatshme për fëmijë mbi moshën 3 vjeçare, ndërkaq për rezervime mund të thirrni në numrin: 038 230 623, çdo ditë prej orës 10:00 deri 16:00.