Kënga e famshme popullore “Më jep një pikë ujë”, është përpunuar për mrekulli nga producenti, Lorenc Aliaj, i njohur për publikun si Avaxus, duke e titulluar këngën e ripërpunuar “Jarnana”.
Kënga ritmike dhe verore “Jaranana”, është publikuar edhe me një klip të thjeshtë që përkon me ritmet e kësaj kënge. Përndryshe, Lorenc Aliaj, njihet si një prej producentëve të njohur, ku shumë artistë ia kanë besuar projektet dhe këngët e tyre, të cilat më pas janë shndërruar në hite. Këngën e Avaxus “Jarnana”, mund ta dëgjoni edhe në valët e Radio KFOR-it.