Sheshi ”Zahir Pajazaiti, në Prishtinë, do të jetë hapsira ku sot (06.06.19), do të mbahet Festivali Folklorik “Damastion Folk”, që organizohet nga Shoqëria Kulturore Artistike (SHKA) “Minatori i Ri”, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.
Të gjithë ata që e duan vallëzimin tradicional, do kenë mundësi të ndjekin nga afër performanca të larmishme nga individë dhe ansamble të njohura nga Kosova dhe vendet tjera të rajonit.
Hapja e festivalit në fjalë do të bëhet sot në ora 17:00.