“Fuqizimi i të rinjve dhe grave drejt punësimit në rajonet e Ferizajt dhe Mitrovicës”, ky është projekti i radhës i cili është financuar nga Bashkimi Evropian, Caritasi Francez dhe i zbatuar nga Caritasi i Kosovës, me qëllim mbështetjen e vetëpunësimit nëpërmjet trajnimit, mentorimit, rrjetëzimit, praktikave dhe mbështetjes materiale për gratë dhe të rinjtë në nevoj, për një vend pune ose të gatshëm për të filluar ose zhvilluar aktivitetin / biznesin e tyre të gjenerimit të të ardhurave.
Projekti në fjalë është i hapur për gratë dhe rininë mbi 18 vjeç nga Mitrovica dhe Ferizaj. Të interesuarit, aplikacionet e tyre mund t’i plotësojnë online në caritaskosova.org ose mund të vizitojnë edhe zyrat e Caritas Kosova dhe Zyrat e Punësimit, çdo ditë nga e hëna në të premten; nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Afati i fundit për plotësimin e aplikacionit është dat 14 qershor, ora 16:00.