Edhe kjo e shtune e 25 majit, do të jetë shumë e veçantë për të vegjëlit kryeqytetas, meqenëse ata do të kenë mundësi të ndjekin shfaqjen “Princi i vogël”, e cila është një prej kryeveprave të letërsisë botërore për fëmijë.
Gjithnjë e më shumë, në çdo shoqëri, po thellohet hendeku i keqkuptimeve mes gjeneratave, ku mungesa e trajtimit në mënyrë adekuate e të rriturve ndaj fëmijëve, po e thellon edhe më tej këtë hendek. Kjo është tema qendrore e veprës, mirëpo edhe arsyeja e nevojës së inskenimit të kësaj shfaqjeje në teatrin “Dodona”.
Kjo vepër e përkthyer në mbi 250 gjuhë e dialekte, e shitur në mbi 250 milion kopje, me autor Antoine de Saint-Exupéry, me regji të Valdet Ramës, do të shfaqet në dy termine, nga ora 12:00 dhe 13:00.