Aleance Franceze e Kosovës sot (4 prill) organizon punëtorinë për fëmijë “Peshku i Prillit”.
Për të mësuar më shumë rreth këtij aktiviteti, i cili festohet edhe në Francë, ftohen prindërit që së bashku me fëmijët e tyre nga mosha 6 deri në 12 vjet, të marrin pjesë në këtë aktivitet i cili zhvillohet sot në Aleancën Franceze, në Prishtinë, nga ora 18:00.
Fëmijët pjesëmarrës do të kenë mundësi të luajnë lojëra të ndryshme si dhe të argëtohen duke treguar shaka nga më të ndryshmet.