Sot Radio KFOR-i dëshmoi edhe njëherë, që misioni që i ka vënë vetes dhe për të cilin punojnë çdo ditë i gjithë stafi i radios, është që dëgjuesit të ndjehen special ashtu edhe siç janë ata.
Një nga dëgjuesit besnik i Radio KFOR-it është edhe Kastriot Rexhepi, i cili ditën e nisë me programet e Radio KFOR-it, me fillim “Mëngjesi me ty” dhe e përfundon me “Meny”. Kastrioti apo ndryshe i njohur në radio me nofkën Kastro, sot (28.03.19) ishte mysafir special i yni në emsionin ‘Machiato Launge’, me modetaroren Merita Gjoni, ku përveç që njohu nga afër gjithë stafin, Kastro u befasua me disa dhurata nga ekipi ynë me rastin e ditëlindjes së tij.
“Jam falënderues çdo herë për Radio KFOR-in, falemnderit që më keni dhënë mundësinë edhe të takohemi personalishrt dhe shumë falemnderit për befasinë e bukur. Unë e nisë ditën me Radio Kfor-in. Kur ju na thoni mirëmëngjesi përmes frekuencave tuaja edhe unë ju them mirëmëngjesi nga vetura ime, shoqërohem me ju përgjatë tërë ditës sepse gjatë punës ju na ndihmoni çdo herë të infomohemi me të gjitha fushat nga jeta, që ta tejkalojmë monotoninë dhe të ndjehemi bukur çdo herë me ju. Edhe pas përfundimit të punës, unë vazhdojë të shoqërohem me Radio KFOR-in edhe në shtëpi duke ju dëgjuar në formatin online, me emisionet e natës ku na servohen tema të rëndësishme. ”
Kastrioti ka vlerësuar gjithashtu edhe punën e madhe që bënë KFOR-i përmes produkteve speciale dhe thirrjeve të përditshme nga moderartorët per respektuar rregullat e komunikacionit: “Nuk ka radio që porosisin më shumë degjuesit e saj për respektim të rregullave të komunikacioni dhe kjo na përkujton në çdo moment sa sa e rëndësishme është jeta”.
Urime edhe 100 vite të tjera për Kastron nga stafi i Radio KFOR-it. Faleminderit Kastriotit dhe secilit dëgjues për shoqërimin me frekuencat tona dhe faleminderit që jeni bashk me ne, në mengjeset e juaja, derisa pini kafenë, në rrugëtimet tuaja si dhe që na lejoni të jemi pjesë e miqësisë familjare përbrenda shtëpive të tuaja.