Me qëllim të promovimit të letërsisë shqiptaro-italiane, Instituti i gjuhës dhe kulturës italiane “Dante” sot (27.03.19) në ora 19:00, do të prezantoj studimin letrar me titull “Aspekte krahasimtare mbi poezinë e Cesare Pavese-s dhe Fatos Arapit”.
Do të jetë studenti Veron Dobroshi, i cili përmes prezantimit të studimit të tij, do të diskutoj për veçantitë poetike, kontekstin socio-politik, elementet lirike si dhe për ngjashmëritë dhe dallimet.
“Dante” me shumë kënaqësi i fton dashamirët e letërsisë, kulturës dhe të artit që të kalojnë çaste të këndshme në ambientin e qendrës “Dante”.
Në fund të këtij prezantimit do të mbahet edhe një koktej rasti.