Filmi “Një tregim Prishtine” me regji të Burbuqe Berishës, me skenar të Getoarbë Mulliqi Bojaj dhe me producent Agron Vula, do të filloj të shfaqet nda data e sotme (15.03.2019) në Cineplexx.
“Një tregim Prishtine”, është një dramë familjare që flet për një familje të shtresës së mesme, e cila përballet me sëmundjen e vajzës së tyre; leukeminë akute dhe mënyrën se si ata i sigurojnë mjetet për shërimin e saj. Ky rrëfim përfundon me shërimin e vajzës së tyre, megjithëse me shumë vuajtje, trishtim dhe frikë. Skenari ndjekë dy linja dramatike që janë, drama familjare dhe drama korruptive. Aktorët në rolet kryesore në këtë film janë: Donat Qosja, Teuta Krasniqi, Artiola Hamdiju, Bislim Muçaj, Lisi Tafa, Myrvete Kurtishi, Aurita Agushi, etj.
Dje (14.03.2019) në Cineplexx, është mbajtur premiera e mbyllur e filmit, ndërsa për audiencën e gjërë, filmi në fjalë do të shfaqet çdo ditë, duke filluar nga dita e sotme.