Këtë të martë të 12 marsit, dashamirët e teatrit do të kenë rastin që të shohin shfaqjen “Komedi e kuqe”, të Albana Mujës, me regji të Kreshnike Osmanit, që jepet në Teatrin “Dodona”, në Prishtinë.
“Komedi e kuqe” synon të provokoj shikuesin me një temë e cila trajton një perjudhë jete të një çifti, Agimes dhe Fisnikut, të cilët zgjodhën të jetojnë në Gjermani. Me anë të komikes, çifti vihet në sprova që shfaqin mungesën e lumturisë së tyre, për vite të tëra të bashkëjetesës. Kjo shfaqje do të filloj nesër prej orës 19:30, ndërsa aty do të keni mundësi të shihni aktorët: Xhejlane Terbunja, Mehmet Preteni, Njomza Tmava dhe Fisnik Istrefi.
Hyrja është gratis.