Duke jetësuar veprat murale, festivali i muraleve ‘Mural Fest’, vjen me edicionin e katërt për të vazhduar rrugëtimin në atë që edhe beson: Krijimi i një dëshmie vizuele të përbashkët në muret e qytetit, që shënon hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit kulturor të shoqërisë së ndryshme që jeton dhe punon në Kosovë. Drejtoresha Ekzekutive e ‘Mural Fest’, Lebibe Topalli, në një prononcim për Radio KFOR-in tregon që sivjet ky festival po zgjerohet edhe jasht Ferizajt:
“Mural Fest ka qenë i kufizuar në komunën e Ferizajt në tre edicionet e fundit, dikur ka fundi i vitin 2018 kemi dalë pak edhe në Prizren dhe kështu do të vazhdojmë të zgjerohemi edhe në komuna të tjera. Edicioni i katërt i vitit 2019 ka fillu me bashkëpunime, ku fillimisht jemi zgjeruar në regjionin e Ferizaj, kemi lidhë marrëveshje apo memoranduim bashkëpunimi me komuna të tjera rreth Ferizajt si: Kaçaniku, Hani i Elezit, Shtime, Shtërpc dhe ditëve të fundit edhe me komunën e Vitisë”.
Këtë vit, motoja e këtij festivali është ‘Me art për tolerancë’:
“Mos të bëhen dallime edhe në minoritet për këtë arsye kemi lidhë bashkëpunim edhe me një organizatë në Ferizaj duke marrë parasysh që Ferizaj ka banorë të etniteve të ndryshme dhe qëllimi jonë është që të involvojmë edhe talent të rinj, që të mos bëjmë dallime dhe të nxjerrim në pah talent të rinj që jetojnë në gjithë qytetitn e Ferizajt.”
“Me art për tolerancë”, nga Mural Fest do të mbahet nga data 10 deri më 17 korrik dhe festivalin e muraleve do e paraprijnë dhe përmbyllin shumë aktivitete.