Arstisti i artit bashkëkohor, Petrit Halilaj, është pjesë e listës ‘My Art Guides’, duke u bërë kështu një nga arsitët më me ndikim në botë nga gjithsej 45 artistë në gjithë botën. Halilaj ka hapur ekspozitën e tij ‘Shkrepëtima’, në Kosovë para disa muajsh, ndërkaq në këtë listë të artistëve më të mëdhenj bëjnë pjesë edhe artisti i njohur anglez Banksy, pastaj Alfredo Jaar dhe Tomas Saraceno.
Së fundmi Halilaj ka hapur ekspozitën e tij të fundit në Gjermani, ndërsa ai mori mirënjohje Speciale nga Bienalja e Venecias në Itali.