Me nismë të një grupi të të rinjve, të cilët kanë vullnet dhe vizion që përmes aktiviteteve të tyre të ndikojnë në vetëdijësimin e shoqërisë, më 26 dhjetor, në ora 16:30, në objektin e Lëvizjes Fol, do të mbahet një diskutim nga Samir Shahini, koordinator i Programit të Qendrave për mësim-nxënie në ‘Balkan Sunflowers Kosova’.
Në këtë diskutim do të trajtohet çështja e ngacmimit (bullizmit), që nëpërmjet trekëndëshit nxënës-prind-mësimdhënës, të mund të ndikohet në vetëdijësim të të gjithëve për zbutje apo eleminim të këtij fenomeni.
Në këtë ngjarje, do të publikohet edhe një video vetëdijësuese përkitazi me këtë shqetësim jo vetëm vendor por edhe global, ku do të pasojnë edhe diskutimet në lidhje me të.
Iniciativa “Shprehu”, qe disa muaj është duke u munduar që të trajtoj problemin, shkaqet dhe pasojat nga ngacmimet, duke bërë avokim për minimizimin e tyre përmes mediave sociale.