Në kuadër të Fushatës Globale “16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, nesër (06.12.2018) do të realizohet aktiviteti i radhës që për simbolikë ka pikërisht ndërgjegjësimin e popullatës kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.
Të gjithë ju që dëshironi të tregoni angazhimin tuaj për të luftuar këtë dukuri, mund të bëheni pjesë e një vrapimi, duke u veshur me ngyrën zyrtare të fushatës respektive, që është ngjyra e portokalltë.
Të gjithë bashkërisht vrapojmë për një kauzë të përbashkët, mbrojtjen e vajzave dhe grave tona nga dhuna në familje, shoqëri e kudo tjetër.