Proza artistike do të ketë mundësi të prezantohet në festivalin e parë ndërkombëtar të prozës ‘Fiction Fest’, duke filluar nga 4 tetori, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Koordinatorja e këtij festivali, Saranda Buzhala, për Radio KFOR-in tregoi për qëllimin e këtij festivali, duke theksuar se ky festival krijon mundësi të reja për adhuruesit e letërsisë:
“Qëllimi i Festivalit është që të krijoj ura lidhëse në mes të shkrimtarëve tanë dhe të huaj, e njëkohësisht edhe t’u jepet mundësi lexuesve të letërsisë dhe artdashësve në përgjithësi, që të kenë rastin të njoftohen me shkrimet e autorëve tanë, po ashtu edhe të huaj. Ajo çka e bën të veçantë këtë Festival, është fakti që është i pari i kësaj natyre në vendin tonë dhe po ashtu objekt i saj është vetëm proza”, tregoi Saranda.
Festivali do të vazhdoj deri më datën 6 tetor të këtij viti dhe do të marrin pjesë shkrimtarë të mëdhenjë nga vendi dhe bota ka njoftuar ndër të tjera organizatorja e festivalit, Saranda Buzhala.