Në kalendarin e Kombeve të Bashkuara për shënimin e datave të rëndësishme të cilat përçojnë jo vetëm mesazhe, por kërkojnë ndërgjegjësim e veprim, është edhe 11 Korriku – Dita Botërore e Popullsisë.
Dita Botërore e Popullsisë, e cila synon të përqëndrojë vëmendjen në urgjencën dhe rëndësinë e çështjeve të popullsisë, u krijua nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara më 11 korrik të vitit 1989, si shënim i “Ditës së Pesë Miliard”.
Tema e përzgjedhur për vitin 2018 është “Planifikimi familjar është një e drejtë njerëzore”, e cila përkon edhe me 50 vjetorin e Konferencës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut të vitit 1968, ku planifikimi familjar, për herë të parë u konfirmua globalisht si një e drejtë njerëzore.
Megjithëse mund të hasësh në shifra të ndryshme të rritjes së numrit të popullësisë, referuar “Fondacionit Gjerman për Popullsinë e Botës”, bota çdo sekondë rritet me nga 2,6 njerëz, që i bie rreth 225 000 në ditë.
Siç parashikon OKB-ja, deri më 2050 popullsia e botës e do të arrijë gjer më nëntë miliardë.
Sipas Drejtores Ekzekutive të UNFPA (Fondi i Popullsisë së Kombeve të Bashkuara), Dr. Natalia Kanem, planifikimi familjar nuk është vetëm një çështje e të drejtave të njeriut, por është gjithashtu qendrore për fuqizimin e grave, reduktimin e varfërisë dhe arritjen e rritjes së qëndrueshme.
UNFPA mbështet planifikimin familjar në vendet në zhvillim duke siguruar një furnizim të besueshëm të një sërë kontraceptivësh modernë, forcimin e sistemeve shëndetësore kombëtare dhe promovimin e barazisë gjinore.
Kombet e Bashkuara gjithashtu kanë listuar “Nëntë Standardet për të mbështetur të drejtat e njeriut për planifikim familjarë”, e ato janë: