Në qytetin e Ferizajit është hapur qendra e parë për të prekurit me sindromën ‘Down’, organizuar nga shoqata ‘Down Syndrome Kosova’.
Kjo qendër është hapur me përkrahjen e kryetarit të komunës së Ferizajit Agim Aliu, i cili ka shprehur gatishmëri për të dhënë mbështje për familjet dhe fëmijët e prekur me sindromën ‘Down’.
Kjo qendër do të ndihmoj të prekurit me këtë sindromë që të kalojnë kohën, të mësojnë gjëra të reja dhe të socializohen.
Qendra gjendet në rrugën ‘Gursel e Bajram Sylejmani’, në Ferizaj.