Këtë javë në vendin tonë po shënohet ‘Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës’. Në kuadër të kësaj jave, janë organizuar aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e mësimit.
Paniri për të promovuar mësimin e vazhdueshëm ka filluar dje (19.11.2018), mirëpo i ka vazhduar punimet edhe sot në Hotel ‘Sirius’ në Prishtinë. Po ashtu është mbajtur edhe konferenca me temën ‘Mësimi gjatë gjithë jetës, një domosdoshmëri për krijimin e një shoqërie të dijes’.
Në këto aktivitete morën pjesë organizata të ndryshme të arsimit , pastaj shoqata të ndryshme që merren me edukim dhe Universitete publike dhe private në Kosovë.
Ekspertët vendor dhe të huaj kanë trajtuar tema të ndryshme që flasin për cilësinë e arsimimit, sfidat me të cilat përballemi dhe zgjidhjet në këtë fushë.