Me moton “Së bashku, mundemi”, Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit në bashkëpunim me Grupin e Grave nga Lipjani, nesër (26.10.2018) në Lipjan, në ora 14:00, organizojnë një marsh paqësor.
Qëllimi i realizimit të këtij marshi, është solidarizimi me gratë e prekura nga kanceri i gjirit dhe vetëdijësimi i grave dhe vajzave të tjera, për t’u mbrojtur nga ky rrezik. Përfaqësuesit nga Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit, për Radio KFOR-in tregojnë më shumë hollësi rreth kësaj nisme:
“Duke e parë se në Kosovë ka mjaft raste të prekura nga kjo sëmundje, ne si të rinj po mundohemi që në njëfarë mënyre t’ju ndihmojmë nënave, motrave tona dhe grave të tjera, që të kenë më shumë njohuri rreth kësaj sëmundjeje dhe masave që duhet ndërmarrë”, tregojnë organizatorët, të cilët poashtu ftojnë të gjithë, gra, burra e të rinj që tu bashkohen thirrjes së tyre vetëdijësuese e solidarizuese.
Vlen theksuar se kjo nismë është ndër të rrallat e këtij lloji që është ndërmarrë në komunën e Lipjanit.