Turneu i XIII-të Ndërkombëtar i Karatesë “Katatana Open 2018”, do të mbahet të dielën (28.10.2018), në palestrën sportive ”Bashkim Selishta- Petriti”, në Gjilan.
Klubi i karatesë “Dardania-Gjilan”, njofton se çdo garues duhet të ketë pajisjet e domosdoshme personale, po ashtu trajnerët duhet te jenë me veshje sportive dhe të mbajnë përgjegjësi për gjendjen shëndetësore të garuesve të tyre.
Paraqitja e garuesve duhet të bëhet deri ditën e premte (27.10.2018), në këto adresa elektronike: në e-mail: info@karate-ks.org dhe komisioni_garave@karate-ks.org, ose mund të kontaktoni këtë numër të telefonit: 377 44 177 096.