Të pasionuarit e natyrës do të kenë mundësi ta shijojnë atë duke marrur pjesë në edicionin e pestë të “Camp n Hike 2018”, e cila do të mbahet më 4 dhe 5 Gusht. Me ketë rast do të vizitohet Maja e Njerit me lartësi 2.658 m, vargmali i Rudokës në Sharrin jugor, në Brod dhe Dragash.
Njoftohet se edhe këtë vit, të shtunën me 4 Gusht do të formohet baza e kampingut para hotel Arxhenës në Brod, ku pjesëmarrësit do të kalojnë një ditë të bukur me aktivitete të ndryshme si lojëra, muzikë, shoqërim etj.
Për të marr pjesë dhe për tu njoftuar më shumë rreth këtij kampingu, të interesuarit mund të kontaktojnë në këtë numër të telefonit: 045 834 141, i njëjti është edhe në Viber.