Të gjithë kanë dëshirë dhe medojmë për të vizituar shumë nga muzetë e botës, mirëpo për fat të keq, jo të gjithë jemi në gjendje t’i realizojmë këto synime për shumë arsye. Por, disa nga muzetë më të rëndësishëm në botë kanë shfrytëzuar mundësitë e ofruara nga teknologjitë moderne dhe na kanë dhënë mundësinë që t’i vizitojmë ekspozitat më të rëndësishme, në mënyrë virtuale. Radio KFOR-i ka veçuar disa nga muzetë më të famshëm për ju, ndërsa rreth 60 muze të tjerë mund t’i vizitoni përmes platformës Google Arts & Culture, përmes kësaj vegze: https://artsandculture.google.com/partner?hl=en
- Muzeu i Luvrit, Paris – Një nga muzetë më të famshëm në botë dhe një nga simbolet e Parisit, u ka ofruar të gjithë të interesuarve mundësinë që të vizitojnë në internet disa prej sektorëve, siç janë ekspozitat egjiptiane dhe veprat e Michelangelos. Në vegzën e mëposhtme mund të gjeni më shumë informata rreth turneve në dispozicion në këtë muze: https://www.louvre.fr/en/visites-en-ligne#tabs
- Muzeu Britanik, Londër – Një nga muzetë më të pasur në botë me eksponate, gjithashtu ka ofruar mundësinë e vizitave virtuale. Gjeni një numër të madh të ekspozitave në faqen e tyre të internetit në vijim: https://research.britishmuseum.org/research/collection_online/search.aspx
- Muzeu Guggenheim, New York – Ky muze i famshëm ka bërë të mundur gjithashtu, shikimin e një pjese të ekspozitës së tyre, të përbërë nga vepra të autorëve si Pete Mondrian e Pablo Picasso, përmes internetit: https://artsandculture.google.com/streetview/solomon-r-guggenheim-museum-interior-streetview/jAHfbv3JGM2KaQ?hl=en&sv_lng=-73.95897498120098&sv_lat=40.78284126896764&sv_h=161.31130063797437&sv_p=-22.595112576856337&sv_pid=doQ7Tz3twH4t53Xxhsfo6Q&sv_z=0.9645743015259166
- Galeria Kombëtare e Artit, Washington – është një nga galeritë më të pasura në botë, sidioms për të interesuarit në historinë e artit të SHBA-ve, të cilën mund ta vizitoni përmes kësaj vegze: https://artsandculture.google.com/partner/national-gallery-of-art-washington-dc
- Muzeu Kombëtar i Artit Modern, Seul – Për të vizituar muzeun dhe për të parë fondin e verpave të artit modern në Seul, ju mund të klikoni në vegzën në vijim: https://artsandculture.google.com/partner/national-museum-of-modern-and-contemporary-art-korea?hl=en