‘4you Magazine’ që tash e 20 vite dhurohet falas për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, ka sjellë për lexuesit e saj një imazhin të ri të logos si dhe të ballinës së saj.
Në numrin me të ri, përveç informacioneve të shumta që mund ti lexoni, aty mund të gjeni edhe intervistën ekskluzive të këngëtares, Melinda Ademi, e cila për lexuesit e kësaj reviste ndau informacione rreth karrierës dhe jetës së saj personale.
Rreth përmbajtjes së numrit më të ri të kësaj reviste, Radio KFOR-i zhvilloi një intervistë me kryeredaktoren, znj. Leonora Shabanaj Niksic: “Ishte dhjetori i vitit 2002, kur u botua numri i parë i revistës sonë dhe që atëherë, kryesisht falë juve, lexuesve tanë, kjo revistë ka realizuar shumë arritje dhe suksese. Padyshim, ndryshimi më i rëndësishëm që e kemi bërë është logoja. Pas 20 viteve, ne i themi lamtumirë logos sonë të vjetër – ‘for you 4U’. Ajo u zëvendësua me logon tonë të re dhe moderne ‘4you Magazine’. Është e pamundur që të prezantohen të gjitha ndryshimet në këtë rubrikë të shkurtër. Prandaj, ju takon juve që ta shfletoni këtë numër të ri të revistës. Do të jemi shumë mirënjohës, nëse ju do të na i tregoni mendimet dhe komentet e juaja për këtë pamje të re të revistës.”
‘4you Magazine’ është një nga revistat e pakta në vend që përveç artikujve gjithë përfshirës, botohet edhe në alfabetin braille.