Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar gjithsej 41 aksidente, por fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar me fatalitet.
Nga ky total, 16 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 25 aksidente të tjera janë shënuar me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve të rregullta në komunikacion, Policia ka qenë aktive edhe në aspektin ndëshkues, duke shqiptuar 1.440 gjoba trafiku brenda një dite.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 14 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje policore, ndërsa tre janë dërguar për vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.







