Në këtë artikull, Radio KFOR do të sjell tek ju listën me 10 filma, realizimi i të cilëve ka qenë më i shtrenjti në histori të kinematografisë.
– Titanic (1997) – një film i regjisorit James Cameron, për realizimin e të cilit janë dashur plot 200 milion dollarë amerikanë. Vetëm për ndërtimin e anijes ku është realizuar filmi janë shpenzuar nga 120 deri në 150 milion dollarë.
– King Kong (2005) – një film i regjisorit Peter Jackson, i cili ka kushtuar 207 milion dollarë amerikanë. Më pas, fitimet e këtij filmi kishin arritur në 550 milion dollarë.
– Avatar (2009) – edhe ky është një film i regjisorit të famshëm James Cameron, ndërsa për realizimin e tij ishin shpenzuar 237 milion dollarë amerikanë. Krijimi i një gjuhe të re, mësimi i saj nga mbi 100 aktorë, angazhimi i emrave të njohur, prodhimi i teknologjisë për syze 3D e shumë detaje tjera rrisin vlerën e këtij krijimi kinematografik.
– Spectre (2015) – një film nga regjisori Sam Mendes, për të cilin janë harxhuar 245 milionë dollarë amerikanë. Me t’u publikuar ky film arriti sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar 650 milionë dollarë.
– Avengers: Age of Ultron (2015), Harry Potter and the Half-Blood Prince, Batman v. Superman: Dawn of Justice, The Hobbit: Battle of the Five Armies, The Dark Knight Rises – realizimi i të gjithë këtyre filmave ka kushtuar 250 milionë dollarë amerikanë dhe thuajse që të gjithë kanë thyer rekorde shikueshmërie.
– Spider Man 3 (2007) – Një film nga regjisori Sam Raimi, për realizimin e të cilit janë dashur 258 milionë dollarë amerikanë.
– Tangled (2010) – për realizimin e këtij filmi të animuar, regjisorëve Nathan Greno dhe Byron Hoëard janë shpenzuar plot 260 milion dollarë amerikanë. Shumica e parave për realizimin e këtij filmi ishin shpenzuar në animacione.
– John Carter (2012) – një film nga regjisori Andrew Stanton, realizimi i të cilit kushtoi plot 263 milion dollarë amerikan.
– Waterworld (1995) – i realizuar nga regjisori Kevin Reynolds, ky film kushtoi 271 milionë dollarë amerikanë.
– Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides (2011) – filmi i regjisorit Rob Marshall vazhdon të mbajë primatin e filmit më të shtrenjtë në histori, për realizimin e të cilit janë shpenzuar 397 milionë dollarë.